Sport

Lampard pret merkato te Chelsea, presidenti Abramovich blen pikturë sa dyfishi i çmimit të Werner

9 Qershor 2020, 20:07 Nga DOSJA
Lampard pret merkato te Chelsea, presidenti Abramovich blen pikturë sa

ANGLI– Skuadra e Chelseat është liruar nga UEFA për të zhvilluar merkato sezonet e ardhshme. Synimi kryesor i bluve mbetet sulmuesi i Leipzig Timo Werner, përflitet se londinezët do të paguajnë 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e gjermanit. Por për pronarin e skuadrës, Roman Abramovich ka diçka më të shtrenjtë se vlera e sulmuesit.

Manjati rus raportohet se ka blerë një pikturë që kap vlerën e 120 milionë eurove.Koleksionit të tij të pikturave, Abramovich ia ka shtuar edhe veprën e Edvard Munch, “The Scream”.

Vepra e famshme tregon një person që shfaqet të bërtasë nga dhimbja dhe dëshpërimi dhe thuhet se është një nga përshkrimet më të fuqishme të ankthit në botën e artit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abramovich chelsea ekipi anglez lampard abramovich chelsea ekipi anglez lampard

Sondazh

Poll