Sport

E quajti të dashurin e nënës “homoseksual i vogël”, Neymar denoncohet për homofobi

10 Qershor 2020, 09:33 Nga DOSJA
E quajti të dashurin e nënës “homoseksual i

BRAZIL-Një aktivist brazilian i LGBT paraqiti një denoncim kundër Neymar në prokurorinë e São Paulo për homofobi, pasi sulmuesi i PSG e quajti partnerin e nënës së tij një “homoseksual të vogël”. Aktivisti Agrihen Magalhaes, i cili nuk është i përfshirë direkt në çështje, ka njoftuar në Instagram se ka ndërmend të paraqesë një ankesë për “homofobi dhe gjuhë të urrejtjes.

Fyerjet homofobe janë dëgjuar në një regjistrim audio të bisedës private të lojtarit me disa miq që është shfaqur në shtyp. Neymar e ka quajtur Tiago Ramos, 22 vjec, i dashuri i mamasë së tij Nadine Gonçalves, 52 vjec, “homo i vogël” e “bir kurve”.

Gruaja e ka bërë publike lidhjen e saj me të riun në prill, ndërsa shtypi i skandaleve ka zbuluar pas më pas, se djaloshi është biseksual. Një vit më parë, Neymar ishte akuzuar për përdhunim të një gruaje braziliane që e kishte marrë në Paris pas një flirti online, por cështja u arkivua për mungesë provash.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil neymar tiago ramos brazil neymar tiago ramos

Sondazh

Poll