Sport

Anulohet miqësorja e Manchester United në minutat e fundit, trajneri i ekipit tjetër del pozitiv me koronavirus

10 Qershor 2020, 10:03 Nga DOSJA
Anulohet miqësorja e Manchester United në minutat e fundit, trajneri i

ANGLI- Anglia vazhdon të mos gjejë qetësi sa i përket situatës së koronavirusit. Një tjetër personazh i botës së sportit ka dalë pozitiv me koronavirus. Trajneri i Stoke City Michael O’Neil ka dalë  pozitiv me koronavirus. Për këtë arsye drejtuesit e Manchester United u detyruan të anullojnë menjëhere miqësoren e planfikuar në momentin e fundit.

Të dyja palët ishin të pranishme në qendrën stërvitore të Karrington United, por ndeshja u pezullua menjëherë pa patur mundësinë për të zbritur në fushën e gjelbërt.

Stoke po kalon një sezon të vështirë dhe rrezikon të bjerë nga Championship, pasi është vetëm tre pikë larg zonës së kuqe.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united premier league stoke city manchester united premier league stoke city

Sondazh

Poll