Sport

I ulin pagën, Alban Hoxha ndahet nga Partizani! Pasuesi i tij mund të jetë portieri i Vllaznisë

10 Qershor 2020, 14:19 Nga DOSJA
I ulin pagën, Alban Hoxha ndahet nga Partizani! Pasuesi i tij mund të

Alban Hoxha nuk ka pranuar rinovimin me Partizanin. Portieri veteran ka 7 vite me “Demat e kuq” dhe duket se ka ardhur dita e divorcit përfundimtar.

Arsyeja është se drejtuesit e Partizanit i kanë ofruar rinovim me ulje page dhe ai ka refuzuar menjëherë. Hoxha aktualisht paguhet mbi 5500 euro në muaj dhe klubi i ka ofruar 1500 euro më pak se paga aktuale.

Gardiani i portës nuk luajti ndaj Kukësit dhe u raportua se ai kishte pësuar dëmtim gjatë nxehjes, por në fakt e vërteta është ndryshe. Hoxha nuk ka më as lidhje kontraktuale me klubin, sepse kontrata e tij ka përfunduar më 31 maj 2020.

Opsionet më të mundshme pas këtij vendimi të portierit janë që ai të transferohet te Kukësi, ndërsa pasuesi i tij te Partizani të jetë portieri i Vllaznisë, Alen Sherri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban hoxha merkato partizani alban hoxha merkato partizani

Sondazh

Poll