Aktualitet

Berati nën pushtetin e ujit, reshjet e dendura bllokojnë rrugët dhe trotuaret

10 Qershor 2020, 13:39 Nga DOSJA
Berati nën pushtetin e ujit, reshjet e dendura bllokojnë rrugët

BERAT-Moti i keq me stuhi që ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në çdo aks dhe nëpër lagje. Si pasojë e reshjeve, është vështirësuar lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset “Spital-Uznovë”, “Kthesa e gjykatës”, “Stadiumi i Vjetër” dhe “Axhensi”.

Uji ka arritur nivele të larta, duke mbuluar edhe trotuaret. Prej 1 ore, Berati ka qenë në pushtetin ujit, duke bllokuar shumë lagje të qytetit. Shkak për këtë situatë, mendohet të jetë bërë bllokimi i tubacioneve, të cilat kanë bërë që uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit. Në rrugë kanë dalë punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po punojnë për të zhbllokuar pusetat.

 

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne berat permbytje ne berat

Sondazh

Poll