Aktualitet

Me shpejtësi skëterrë dhe tapë me alkool, Policia bën namin në Tiranë, pezullohen dhjetra leje drejtimi (VD)

1 Prill 2019, 14:20 Nga DOSJA
Me shpejtësi skëterrë dhe tapë me alkool, Policia bën

TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar me kontrollet edhe gjatë kësaj fundjave që lamë pas, ndërkohë që mungesa e sensibilizimit nga qytetarët vijon të jetë e lartë.

Kështu, në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Policia e Shtetit dhe në videon bashkëngjitur shihet sesi dhjetëra drejtuesë mjetesh kanë qenë të dehur, ndërkohë të tjerë kanë tejkaluar shpejtësinë deri në 178 kilometër në orë.

Njoftimi i plotë:

Policia rrugore e kryeqytetit përgjatë fundjavës, ka organizuar shërbime të shtuara në patrullim në funksion të parandalimit të ngjarjeve rrugore që vijnë, kryesisht si pasojë e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësisë mbi normat e lejuara/
Nga verifikimet e kryera në sajë të përdorimit të pajisjeve speciale, si radar dhe alkoolmatës, janë evidentuar dhe proceduar penalisht:
• 20 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 14 në gjendje të dehur dhe 6 të pa pajisur me leje drejtimi.
• pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 21 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 për shkelje të tjera të ndryshme.
• proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.
• proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.
• ndaluar administrativisht 35 mjete për detyrime administrative të pashlyera.
• si dhe janë vendosur 3050 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, ku një numër i konsiderueshëm i masave administrative janë si rezultat i denoncimeve nga qytetarët.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet e policise policia e tiranes tejkalim shpejtesie kontrollet e policise policia e tiranes tejkalim shpejtesie

Sondazh

Poll