Sport

Ronaldinho kthehet të flasë për burgun: Nuk do ta harroj kurrë këtë eksperiencë, ky klub më qëndroi pranë

9 Qershor 2020, 18:46 Nga DOSJA
Ronaldinho kthehet të flasë për burgun: Nuk do ta harroj

PARAGUAJI-Ronaldinho përjetoi një periudhë jo të lehtë, ish-futbollisti brazilian së bashku me vëllain e tij, kaluan disa javë burg, për shkak se u ndalua në Paraguaji duke qenë se kishte hyrë në këtë vend me pasaportë false. Makthi më i madh ka përfunduar dhe ish-sulmuesi po qëndron në një hotel në Paraguaji, së bashku me vëllain e tij.

“Kanë qenë 60 ditë shumë të gjata. Njerëzit në shtëpi me koronavirusin duhet ta dinë se si ndjehesh të mos bësh dot atë që je mësuar. Mendoj se kjo do të na ndjekë gjithmonë pas kësaj eksperience. Barcelona më ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë dhe i falenderoj të gjithë për mesazhet.

Së fundmi, 40-vjeçari ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo duke folur për 60 ditë shumë të gjata, duke përfshirë edhe izolimin e tij në hotel.

“Nuk ka qenë një moment i lehtë për mua. Tani jam më i qetë, këtu te hoteli bëjnë gjithçka që të ndjehem mirë. Mund të bëj sport çdo ditë, edhe pse 60 ditët kanë qenë të gjata. Mendoj se këtë eksperiencë të vështirë nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh Ronaldinho.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport burg ish-futbollisti paraguaji ronaldinho burg ish-futbollisti paraguaji ronaldinho

Sondazh

Poll