Bota

“Tregoi vendndodhjen e Soleimani-t”, Irani zotohet që do të ekzekutojë “spiunin e CIA-s”

9 Qershor 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Tregoi vendndodhjen e Soleimani-t”, Irani zotohet që do

IRAN– Irani është zotuar që të ekzekutojë një burrë i cili akuzohet që të jetë spiuni i CIA-s dhe Mossad-it që u tregoi amerikanëve vendndodhjen e gjeneralit Soleimani para se të vritej gjatë një sulmi të realizuar me dron.

Irani pretendon se Seyed Mahmoud Mousavi Majd, një shtetas iranian, pranoi para si nga shërbimet e inteligjencës amerikane ashtu edhe nga ato izraelite në këmbim të informacionit për vendndodhjen e Soleimani-it.

“Ai tashmë është dënuar me vdekje ditëve të fundit dhe së shpejti do bëhet edhe ekzekutimi i tij “njoftoi zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë në Iran.


Soleimani, lideri kryesor i ushtrisë së Iranit, i cili drejtonte Forcat Quds u vra në një sulm të realizuar me dron nga ana e SHBA-ve në aeroportin e Baghdad-it më 3 janar.

Sulmi rriti akoma më shumë frikën e një konflikti mes SHBA-ve dhe Iranit pasi Tehran-i pretoi që të hakmerrej.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota soleimani soleimani

Sondazh

Poll