Aktualitet

Policia aksion anti-drogë në Gjirokastër, kontrolle me drone, gjendet një parcelë me kanabis, arrestohet 59-vjeçari

10 Qershor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Policia aksion anti-drogë në Gjirokastër, kontrolle me drone,

Gjirokastër- Policia po zhvillon një aksion anti-drogë në qarkun e Gjirokastrës, ku po kryehen kontrolle nga ajëri dhe toka. Uniformat blu bëjnë me dije se në fshatin Mërtinjë, të Këlcyrës është gjetur një parcelë me kanabis. Policia ka arrestuar pronarin e tokës, 59-vjeçarin me iniciale G.E, në banesën e së cilit janë gjetur edhe municione luftarake.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore. Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 95 punonjës policie dhe tre dronë. Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet janë alternuar nga ajri dhe toka.

Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këcyrës, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

#Shqipëriapakanabis

Gjatë javëve të fundit Policia po zhvillon aksione anti-drogë në qarqe të ndryshme të vendit. Më 20 Maj u zhvillua një operacion në Kukës, ku u arrestuan 19 persona. Ndërkohë pak ditë më parë u zhvillua edhe një aksion anti-kanabis në Krujë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion antikanabis në gjirokastër aksion antikanabis në gjirokastër

Sondazh

Poll