Bota

Eksperti i SHBA-së jep shpresë : Mund të kemi më shumë se një vaksinë për koronavirusin

9 Qershor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Eksperti i SHBA-së jep shpresë : Mund të kemi më shumë

SHBA- Dr. Anthony Fauci, drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, ka folur ditën e sotme rreth koronaviruisit që tashmë ka gjunjëzuar botën. Ai është shprehur se virusi ka shkumë ta panjohura pasi akoma asnjë shkencëtarë në botë nuk ka mundur të jap përfundime konkrete rreth pasojave të koronavirusit.

“Ideja është se ne ende nuk e dimë tamam se çfarë mund të ndodhë kur infektohesh me koronavirus dhe kur sëmurësh nga një sëmundje serioze dhe shërohesh? Cilat janë efektet negative afatgjata të këtij infeksioni?” tha Fauci.

Fauci sqaroi se këto deklarata i thotë pasi ende nuk dimë nëse virusi ka simtoma ttjera dhe shkëncëtarët ende nuk e dinë sesi pacientët që janë shëruar nga koronavirusi nuk do infektohen sërish pas 6 muajsh.

“Ne nuk e dimë shtrirjen e shërimit të plotë ose rimëkëmbjes së pjesshme, kështu që mbetet ende shumë për të mësuar.’tha ai.

Po ashtu ai ka folur edhe për vaksinën duke thënë se në botë nuk do të jetë një vaksinë kund virusit vdekjeprurës por disa.

“Do të ketë më shumë se një fitues në fushën e vaksinave, sepse ne do të kemi nevojë për vaksina për të gjithë botën, miliarda e miliarda doza”- është shprehur eksperti.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll