Bota

Greqia e Italia rinovojnë marrëveshjen e detit dhe ndajnë zonat ekonomike në Jon, mediat greke: Pritet dhe pakti me Shqipër

9 Qershor 2020, 20:44 Nga DOSJA
Greqia e Italia rinovojnë marrëveshjen e detit dhe ndajnë zonat

ITALI- Qeveria italiane dhe ajo greke kanë nëshkruar sot marrëveshjen e detit, e cila është një rinovimin i marrëveshjes së vitit 1977. Marrëveshja e firmosur sot nga dy ministrat e Jashtëm, Nikos Dendias dhe Luigi Di Maio dhe ka të bëjë me zonën në Detin Jon, që i jep zgjidhje mosmarrëveshjes së çështjes së të drejtave të peshkimit në Detin Jon.

Pas marrëveshjes ministri i Jashtëm i Italisë, Di Maio u shpreh se ky është rezultat domethënës, që përveçse zgjidh marrëdhëniet detare, kujdeset për të drejtat e peshkatarëve dhe respekton dhe mbikëqyr të drejtat sovrane të Greqisë.

Sipas “Kathimerini” marrëveshja u nënshkrua në një takim në Athinë midis Ministrit të Jashtëm Grek Nikos Dendias dhe homologut të tij italian Luigi Di Maio, pasi shqetësimet e shprehura nga Roma.

Më tej kjo media shprehet se ky pakt pritet t’i hapë rrugën një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë. Pakti i Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë prej disa vitesh po negiciohet, por kohët e fundit është bllokuar. Palët nuk janë ulur në tryezë që kur në krye të qeverisë greke ka qenë Alexis Tsipras.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni luigi di maio nikos dendias pakti i detit itali greqi luigi di maio nikos dendias pakti i detit itali greqi

Sondazh

Poll