Aktualitet

“Kush blen drogë merr dhe vajza falas për argëtim”, Prokuroria mbyll hetimet për mikun e Shullazit dhe grupin e tij, zba

9 Qershor 2020, 15:17 Nga DOSJA
“Kush blen drogë merr dhe vajza falas për argëtim”,

ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit, ka mbyllur hetimt për grupin e Elbasanit, që akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Klajdi Gjecin, mikun e Emiljano Shullzit dhe anëtarët e tjerë të grupit, Klaudjo Trungu menaxheri i lokalit “My Brother” në Elbasan, Agron Qafa, Skënder Pëllumbi, Lavdosh Demaj dhe Lorencio Gjini.

Dosja e çështjes në fjalë ka zbuluar se si të arrestuarit në fjalë vepronin në tregun e kokainës dhe heroinës në Tiranë dhe në Elbasan. Madje, djemtë kishin edhe oferta ‘pikante’ për blerësit e ‘mallit’, duke u dhënë një bonus për dëfrim.

Bonus ishin vajza, që klientët mund t’i merrnin për t’u argëtuar, pa paguar asnjë tarifë ekstra, mjafton që të blinin drogë.

Mdje, një ofertë të tillë i ka bërë edhe i arrestuari Skënder Pëllumbi, agjentit që e vuri në pranga. Përgjimet kanë zbuluar se fjala që përdornin në ëmnyrë të koduar shitësit e drogës me blerësit, ishte ‘serbator nafte’.

Më sill një serbator e gjysmë naftë,”- thuhet në një prej mesazheve të zbardhura.

Klajdi Gjeci u vu në pranga më 14 maj të këtij viti, pasi prej një viti ishte shpallur në kërkim për trafik droge, shpërthime me eksploziv dhe armë-mbajtje pa leje.

Ai u kap në rrugën “Sami Frashëri në Tiranë.

Por kush është Klajdi Gjeci? 

Gjeci është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2019, pasi u akuzuar se ishte pjesë e një grupi që shpërndante kokainë në kryeqytet dhe bashkë me të ranë në në pranga edhe 4 persona të tjerë. 33-vjeçari njihet si një nga miqtë e ngushtë të Emiljano Shullazit.

Po kështu, Gjeci është arrestuar në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e biznesmenit Ndue Rajta, pronarit të një pike intertesh në kryeqytet. Në vitin 2015, i riu u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Ai u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij. Po në vitin 2015, u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia.

Sakaq, në  vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në datën 8 Dhjetor të vitit 2011, Gjeçi ka qenë person i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça. Policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por, Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan emiljano shullazi klajdi gjeci mbyllen hetimet per grupin e klajdi gjecit elbasan emiljano shullazi klajdi gjeci mbyllen hetimet per grupin e klajdi gjecit

Sondazh

Poll