Aktualitet

Tre ngjarje të rënda brenda pak orëve në Tiranë, Policia: Një person vdiq, pasi ra në konkakt me rrymën elektrike

9 Qershor 2020, 13:22 Nga DOSJA
Tre ngjarje të rënda brenda pak orëve në Tiranë,

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar sot se në orët e fundit kanë ndodhur tre ngjarje të rënda. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se ka ndodhur një aksident, ku një 69-vjeçar është përplasur nga një makinë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Po ashtu bëhet me dije se një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe po ashtu është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që shtohet se rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I PLOTË

Me date 09.06.2020, rreth orës 14:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, mjeti me drejtues shtetasin H.M., 49 vjeç, ka aksidentuar kembesorin P.Z., 60 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:20, tek Ish-dogana, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarje e rende ne tirane policia tirane ngjarje e rende ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2020, 11:43

Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës ver...