Aktualitet

Shoqata e Transportit kërkesa të reja për qeverinë, paralajmërojnë protestë ditën e nesërme

9 Qershor 2020, 13:03 Nga DOSJA
Shoqata e Transportit kërkesa të reja për qeverinë,

TIRANË -Shoqata e Transportit ka dalë me kërkesa të reja për qeverinë. Ata kërkojnë rimbursim të kategorive për transport falas, rimbursim për kapacitetin e munguar dhe heqjen e akcizës për taksat dhe karburantin. Shoqata e Transportit ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme në orën 10:00.

Ditën Shoqata e Transportit zhvilloi një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës. Operatorët e Transportit kërkuan nga Rama një paketë të mirfilltë ekonomike, duke përfshirë heqjen e akcizës së naftës dhe ulja e TVSH deri në masën 6%. Në të kundërt ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave, deri në bojkot, apo rritjen e biletës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e djeshme se qeveria do ta mbështesë këtë sektor, nëpërmjet njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës dhe zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020. Kryeministri u ndaloi operatorëve të transportit në mënyrë kategorike rritjen e çmimit të biletës.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e shoqates se transportit shoqata e transportit protesta e shoqates se transportit shoqata e transportit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2020, 11:43

Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës ver...