Aktualitet

U fut të lahej në liqenin e Fierzës, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të 16-vjeçarit

9 Qershor 2020, 13:05 Nga DOSJA
U fut të lahej në liqenin e Fierzës, polumbarët nxjerrin

KUKËS- Një 16-vjeçar me iniciale K.S., ka humbur jetën në liqenin e Fierzës. Ai kishte shkuar për t’u larë në liqen, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty.

Peshkatarë dhe familjarë, u angazhuan së bashku me  policinë për gjetjen e tij. Ndërkohë trupi i pajetë u nxorr nga polumbarët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.

(g.sh./dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 16-vjeçari mbytet ne fierze liqeni i fierzes 16-vjeçari mbytet ne fierze liqeni i fierzes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2020, 11:43

Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës ver...