Aktualitet

“Më kërkoi disa herë ndjesë”, Zaida Çobo flet për takimin me Veliun: Do më pëlqente që të isha pjesë e Policisë

9 Qershor 2020, 14:37 Nga DOSJA
“Më kërkoi disa herë ndjesë”, Zaida Çobo

TIRANË- Mamaja e djalit të dhunuar nga Policia e Shtetit, Ziada Çobo, ka reaguar sërish sot pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm e Policisë, Ardi Veliun. Në një intervistë në “Shqipëria Live”, Çobo u shpreh se pavarësisht debatit që ka ajo me Veliun, ajo u shpreh se dëshiron që të jetë pjesë e Policisë së Shtetit.

E kam takuar edhe më parë Ardi Veliun, pasi kam shkuar kohë më parë të ankohesha se nuk fitova një konkurs për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Do më pëlqente që të isha pjesë e Policisë dhe të punoja me Ardi Veliun”, tha Çobo ndër të tjera.

Po ashtu nëna e djalit të dhunuar ka folur dhe për takimin me Veliun dhe tha se  drejtori i kishte kërkuar disa herë ndjesë. Për padinë tha se ende nuk e ka tërhequr dhe nuk e ka vendosur ende se çfarë do bëjë me te.

Ende nuk e kam tërhequr padinë, është akoma çështje pezull. Ndërsa në lidhje me çështjen e djalit që ma dhunuan policët, i kam thënë edhe Ardi Veliut që do e dërgoj deri në fund”, tha ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu zaida cobo ardi veliu zaida cobo

Sondazh

Poll