Aktualitet

Tragjike në Angli, shqiptari digjet i gjallë brenda fabrikës me kanabis, miku i tij shpëton mrekullisht

9 Qershor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Tragjike në Angli, shqiptari digjet i gjallë brenda fabrikës me

ANGLI– Një shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një fabrikë kanabisi. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar. Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjes që lamë pas, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill. Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.

Të enjten, pas orës 19:30, shqiptarët u nxorrën pas shumë sforcove nga aty dhe u dërguan në spital. 43-vjeçari humbi jetën nga plagët e marra ndërsa i riu mbijetoi. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, ndërkohë që një nga detektivët u shpreh se ata ishin viktima të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Njësia, e përdorur për rritjen e kanabisit, ishte e bllokuar që do të thotë se këta njerëz nuk kishin asnjë mënyrë për t’i shpëtuar zjarrit. Kushdo që ka ndonjë informacion për këta të dy, apo për rrethin në të cilin ishin përfshirë këta njërëz, na kontaktoni,”- shtoi inspektori Jim Mahon.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet angli brierley hill digjet shqiptari ne angli angli brierley hill digjet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll