Aktualitet

Kodi Zgjedhor, “Ambasada Pink” kërkon të drejtat e saj: Diskrimohen haptazi personat LGBTI në Shqipëri!

9 Qershor 2020, 14:02 Nga DOSJA
Kodi Zgjedhor, “Ambasada Pink” kërkon të drejtat e saj:

TIRANË- “Ambasada PINK” në Shqipëri kërkon nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore që të përfshijë në Kodin Zgjedhor edhe personat që i përkasin komunitetit LGBTI.

Organizata kërkon që bashkë me ndryshimet e tjera të adresohet edhe problematika e diskriminimit të anëtarëve të këtij komuniteti.

“Ndryshimet e nevojshme përfshijnë përshtatjet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në mënyrë që Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (i amenduar) të njohë, afirmojë dhe garantojë të drejtën për të zgjedhur, për t’u zgjedhur dhe për t’u emëruar në një detyrë publike,”-shkruhet ndër të tjera në reagim.

REAGIMI I PLOTË:

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, vijon të mos përfshijë në vetvete gëzimin e të drejtave politike për të qënë të zgjedhur, apo edhe për të zgjedhur, për të gjithë personat LGBTI. Ambasada PINK e sheh këtë Kod si një devijim që i bëhet të drejtave të njeriut, të cilët janë të lirë të zgjidhen dhe të zgjedhin këdo në postet politike. Ambasada PINK i kërkoi Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Kuvendit të Shqipërisë që në kuadër të Reformës Zgjedhore në Shqipëri të përfshijë në amendimet ligjore edhe njohjen e garantimin e të drejtave politike, konkretisht, të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur për personat LGBTI sipas parimit të barazisë në lidhje me identitetin gjinor dhe orientimin seksual, konform nenit 15/2, 18, 45 të Kushtetutës së Shqipërisë1 ; si dhe, neni 1, 4, 5, 7, 9 të Ligjit për Mbrojtjen Nga Diskriminimi2 . Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë 3 në fuqi, në nenin 3, pika 3 të tij, parashikon shprehimisht se: “Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod.” Në këtë kuadër ligji shqiptar në fuqi për Kodin Zgjedhor nuk ka parashikuar të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur (të drejtat politike) të personave LGBTI. Kodi Zgjedhor aktual nuk krijon garanci, dhe lë shteg për diskriminim në ushtrimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, në dëm të personave LGBTI për shkak të identitetit gjinor ose orientimit seksual të tyre. Ambasada PINK Shqipëri i kërkon Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe Kuvendit të Shqipërisë që në kuadër të ndryshimeve/amendimeve të Kodit Zgjedhor të adresohet edhe kjo problematikë e rëndësishme me thelb diskriminimin në përmbajtjen e ligjit të amenduar. Ndryshimet e nevojshme përfshijnë përshtatjet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në mënyrë që Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (i amenduar) të njohë, afirmojë dhe garantojë të drejtën për të zgjedhur, për t’u zgjedhur dhe për t’u emëruar në një detyrë publike, për çdo shtetas Shqiptar që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, pa u diskriminuar padrejtësisht për shkaqe të tilla si: identiteti gjinor, orientimi seksual ose me çdo shkak tjetër siç parashikohet në nenin 1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Është e rëndësishme që Komisioni i Posaçëm Parlamentar Për Reformën Zgjedhore dhe Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të kontributit të tyre tepër të rëndësishëm për Reformën Zgjedhore në Shqipëri të eleminojnë diskriminin e hapur ndaj personave LGBTI, duke i mundësuar kështu edhe ligjit zgjedhor një kuptim përfaqësimi më gjithpërfshirës. Ambasada PINK do t’i dërgojë në vazhdim Komisionit të Posaçëm Parlamentar Për Reformen Zgjedhore propozimet konkrete për amendimet ligjore lidhur me propozimet e rekomanduara. Ambasada PINK Shqipëri është një organizatë jo-fitimprurëse e cila punon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të personave Lezbike, Gej, Biseksualë, Transgjinorë, Interseks dhe Queer në Shqipëri. Ambasada Pink ka shërbyer gjithashtu si një qendër kërkimore dhe informimi për çështjet LGBTI brenda dhe jashtë vendit duke krijuar një mjedis mirëkuptues, emancipues dhe progresiv për njohjen e drejtë të kauzës LGBTI në vend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada pink reforma zgjedhore ambasada pink reforma zgjedhore

Sondazh

Poll