Aktualitet

Krisma armësh në Bulqizë? Policia sqaron: Lajme të pavërteta, do nisim hetime për ata që i kanë përhapur në media

9 Qershor 2020, 14:21 Nga DOSJA
Krisma armësh në Bulqizë? Policia sqaron: Lajme të

DIBËR- Policia e Dibrës ka reaguar sot pas disa lajmeve se në Bulqizë ka pasur të shtëna me armë. Në një njoftim për mediat, Policia sqaron se të gjitha këto informacione janë tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe. Më tej sqarohet se Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, ka nisur hetimet për të identifikuar personat që përhapin këto lajme të rreme.

NJOFTIMI I PLOTË

Nisur nga disa postime të herëpashershme në rrjetet sociale, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët në mënyrë të qëllimshme kërkojnë të përhapin dezinformacion dhe panik tek qytetarët, duke dhënë informacion të rremë për krisma armësh në qytetin e Bulqizës, sqarojmë opinionin publik se: Këto informacione janë tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe. Për çdo informacion të publikuar, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe ka rezultuar se këto informacione kanë qenë të pavërteta. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, ka nisur hetimet për të identifikuar personat që përhapin këto lajme të rreme.

Gjithashtu është publikuar një tjetër lajm i pa vërtetë, në lidhje me pretendimin e disa banorëve se në fshatin e tyre qarkullojnë makina pa targa dhe persona me maska e të armatosur, ku menjëherë Policia e Dibrës, ka marrë kontakt me banorët e zonës, dhe pas hetimeve të kryera ka rezultuar se informacioni është i pa vërtetë. DVP Dibër kërkon mirëkuptimin e medias dhe portaleve online që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krisma armesh ne bulqize policia diber krisma armesh ne bulqize policia diber

Sondazh

Poll