Bota

Libri i poetes Irma Kurti  “Më shumë puthje se fjalë”, përkthet në rumanisht

9 Qershor 2020, 15:03 Nga DOSJA
Libri i poetes Irma Kurti  “Më shumë puthje se

Libri i poetes shqiptare Irma Kurti përkthehet në rumanisht. Ajo prezantohet përpara lexuesit me përmbledhjen me poezi: “Më shumë puthje se fjalë”. Vargjet janë përkthyer nga Baki Ymeri dhe janë shoqëruar  me imazhe të fotografit Biagio Fortini. Vëllimi hapet me disa shënime kritike mbi krijimtarinë e poetes shqiptare.

Gazetarja Grazia Pia Licheri shkruan:Me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një shumëllojshmëri ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit ndaj temave intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti arrin drejt e në zemrën e lexuesit, duke hedhur poshtë si gjithmonë idenë se poezia është një mjet i zgjedhur për disa, sepse format narrative të mbushura me zbukurime dhe artifice letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj.

Poeti dhe kritiku letrar Lorenzo Spurio shprehet kështu: E predispozuar në mënyrë të veçantë dhe e pandashme nga tematikat e një sentimenti autentik dhe gjithëpërfshirës, të analizuara me qartësi, pa fanatizëm apo peripeci të guximshme, Kurti ngrihet si mbrojtëse e një bote të humbur, të përbërë nga ngjyra, siguri dhe gëzime me familjen, që ka gdhendur tek ajo, jo vetëm mësimin që çdo bërthamë familjeje duhet të ofrojë, po dhe dashurinë për jetën, për tokën, respektin, vlerësimin për të tjerët, përkujdesjen për ndjenjën e përkimit të dyfishtë të tokave të ndara nga një rrip uji. Për Irma Kurtin poezia është një mjet themelor komunikimi që, ndoshta, ndryshe s’mund të ishte aq i thellë e, në të njëjtën kohë, materie e mrekullueshme që shëron dhe ruan, kur është e nevojshme, trupin: një shoqëruese e urtë dhe testament i jetës.

Irma Kurti deri më tani ka botuar nëntëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht. Shqiptarja  Irma Kurti jeton në Bergamo të Italisë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora irma kurti irma kurti

Sondazh

Poll