Aktualitet

Rrëmbimi i 4-vjeçares britanike në Portugali/  E dashura e pedofilit gjerman me origjinë shqiptare, shpallet në kërkim nd

9 Qershor 2020, 12:25 Nga DOSJA
Rrëmbimi i 4-vjeçares britanike në Portugali/  E dashura e

BRITANI E MADHE- – Historia tronditëse e 13 viteve më parë,  ku u rrëmbye 4-vjeçarja britanike, Madeleine McCann,  në Portugali ka shokuar jo vetëm Britaninë dhe Gjermaninë, por mbarë botën.

Teksa mediat e huaja nisën kërkimin e të dashurës adoleshente të personit të arrestuar, i cili dyshohet të jetë rrëmbyesi, ngjarja duket sikur është rikthyer sërish në vëmendje.

Ajo që ka ngjallur shumë kuriozitet edhe në vendin  tonë, është origjina shqiptare e të dashurës së Christian Brueckner, pedofili i akuzuar për zhdukjen e 4-vjeçares 13 vjet më parë.

Duke qenë se burimet për marrjen e informacionit mbi rrëmbimin janë të pakta, policia  beson se ish- e dashura shqiptare e pedofilit gjerman, Christian Brueckner, mund të hedh dritë mbi ngjarjen  më shokuese, e quajtur ndryshe si “Misteri i shekullit.”

Mediat e huaja kanë publikuar edhe emrin e vajzës shqiptare. Ajo quhet  Nakscije Miftari, i vetmi person që mendohet se qëndron pas zhdukjes së vogëlushes 4-vjeçare në Portugali në vitin 2007.

Edhe vet vajza shqiptare ka qenë viktimë e dhunës së pedofilit Bruecknerm, ku asokohe ishte minorene.  Identiteti u saj u zbulua nga mediat gjermane dhe angleze në ditën kur një zyrtar i lartë gjerman tha se ka prova se Maddie ka vdekur.

Për këtë arsye autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim shqiptaren, sepse vetëm përmes saj mund të zbulohet skema e vrasjes së 4-vjeçares britanike.

Christian Brueckner, pedofili gjerman i cili tashmë ndodhet në burg, akuzohet për disa krime. por mbi të rëndon  edhe akuza për përdhunimin e një turisteje amerikane 27-vjeçare.

Burimi: thejjreport

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet christian brueckner madeleine mccann nakscije miftari christian brueckner madeleine mccann nakscije miftari

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2020, 11:43

Dhitë e egra pushtojnë majën e Tomorrit (VIDEO)

BERAT– Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një video, ku shihen dhi të egra afër majës ver...