Politike

Mbyllja e hetimeve për Agron Malajn, Bardhi: Prokuroria na dha të drejtë, t’i hiqet mandati menjëherë

9 Qershor 2020, 11:02 Nga DOSJA
Mbyllja e hetimeve për Agron Malajn, Bardhi: Prokuroria na dha të

TIRANË -Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria, për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Bardhi u shpreh se pas 4 muajsh prokuroria i ka dhënë të drejtë PD, pasi Malaj është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe bazuar në ligjin për dekriminalizimin nuk duhet të mbajë mandatin.

Reagimi i Bardhit

? EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK ✌️

4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm. Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin. Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat. Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”) Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë. ? DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal. Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal. Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN.

Këtu mund të lexoni vendimin e plotë të prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, 4 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike. Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin. Organi i akuzës sqaron se veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, por prokuroria e ka pushuar.Sakaq, organi i akuzës bën me dije se ndaj Malajt nuk ka pasur akuzë për plagosje, por vetëm për armëmbajtje pa leje.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron malaj akuzat e pd per agron malajn gazment bardhi agron malaj akuzat e pd per agron malajn gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 10:52

TIRANË- Buzagas ka dalë nga Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, presidenti i vendit Ilir Meta. I pyetur nga gazetarët lidhur me datën 9 maj 2021, ...

Politike 9 Qershor 2020, 10:27

TIRANE- Kryenegocatori i Shqipërisë në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur sot për herë të parë pas emërimit. Mazi, i cili mori pje...

Politike 9 Qershor 2020, 09:50

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit Vendorë dhe Qëndrorë të Policisë së Shtetit. Lleshaj ka pë...