Politike

“Zgjedhorja”/ Hajdari: Deputetët e opozitës parlamentare të tregojnë veten, të mos votojnë këtë reformë

9 Qershor 2020, 05:58 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Hajdari: Deputetët e opozitës parlamentare

Tiranë– Deputetja Rudina Hajdari në emisionin “Opinion” ka deklaruar se mazhoranca do përballet me opozitën parlamentare lidhur me votimin e Reformës Zgjedhore. Ajo thekosi se deputetët e opozitës së re do të tregojnë veten dhe të mos votojnë këtë reformë. Sipas saj, kjo reformë nuk do të votohet, pasi nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ata deputetët janë ata që e kanë vuajtur këtë pjesë sepse  duhet të merren me këta njerëz që i kanë quajtur tradhtarë për dy vite e gjysmë dhe tani është momenti i duhur të tregojnë veten dhe të tregojnë që nuk kanë për ta votuar këtë marrëveshje. Opozita parlamentare ka kërkuar ndryshimin e sistemit. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ka patur konsensus. Sot mazhoranca duhet të përballet me diçka tjetër dhe do të përballet me ata individë që janë në parlament . Ju keni parë ata deputetë këto kohë dhe do të jenë shumë rezistues deri në momentin e fundit dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo tregoi arsyet pse e votoi këtë reformë. “Ju thashë në momentin e parëm, arsyeja që e votova pro ishte: E para sepse nuk doja të isha bllokuese për integrimin në BE. E dyta sepse vërtetova që opozita jashtëparlamentare ishte në një rrugë të gabuar dhe erdhën drejt rrugës sime dhe erdhën pikërisht në atë tryezë që i vërtetoi që deri më sot, qëndrimi jashtë sistemit dhe garantimi  për të shkuar në zgjedhjet e ardhsme, kjo është një gjë për t’u përshëndetur.”, tha Hajdari.

Ditën e premte të javës së kaluar palët politike  arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që ishte një kusht për vijimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Maxhoranca dhe opozita ranë dakrod për identifikim biometrik 100%, që nuk do prekinin administratën zgjedhore, për kuotat gjinore, financimin e partive dhe kohën kur do mbahen zgjedhjet. Marrëveshja erdhi pas një jave të ngjeshur me negociata, ku në lojë u përfshinë dhe ndërkombëtarët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore rudina hajdari konsensusi per reformen zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll