Aktualitet

10-vjetori i marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit, Soreca: Shqipëria, ka ende shumë sfida

1 Prill 2019, 14:04 Nga DOSJA
10-vjetori i marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit, Soreca:

TIRANË– Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në një status në Tëitter, Soreca shkruan se Shqipëria ka përparuar në shumë fusha, por që ka ende shumë sfida.

10 vjet më parë, më 1 prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit dhe Shqipëria nisi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vite, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha.

Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sudimit të ligjit. Tani është koha që institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, biznesi, të gjithë shqiptarët të bashkojnë përpjekjet për të vazhduar progresin, edhe në kuadër të vendimit të Këshillit në qershor,”– thekson Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një praktikë e re e Bashkimit Evropian, e cila lidhet me shtete të cilat angazhohen për tu futur ne BE. Shqipëria firmosi në fillim të qershorit 2006 në Luksemburg Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Asociimit me Bashkimin Evropian.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10-vjetori i marrëveshjes së stabilizim asociimit luigi soreca shqiperi 10-vjetori i marrëveshjes së stabilizim asociimit luigi soreca shqiperi

Sondazh

Poll