Aktualitet

Vrasja e Marvi Mihalit, tre të pandehur kërkojnë pafajësi, Dejvis Bitraj pranon krimin

1 Prill 2019, 14:09 Nga DOSJA
Vrasja e Marvi Mihalit, tre të pandehur kërkojnë pafajësi,

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka mbyllur shqyrtimin e dosjes për vrasjen e Marvi Mihalit. Sot në Gjykatën e Tiranës, tre të pandehurit Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla kanë kërkuar pafajësinë, pasi pretendojnë që nuk e kanë kryer ata krimin e rëndë.

Ndërkohë nga ana tjetër avokati mbrojtës i Dejvis Bitraj ka pranuar krimin, por shprehet se ajo është kryer përtej kujfijve të mbrojtjes. Në këtë mënyrë Bitraj me anë të avokatit mbrojtës pranon vrajsen e Marvi Mihalit.

Togat e zeza pasi dëgjuan mbrojten vendosën shtyrjen e seancës dhe do të shprehen në datën 11 prill, ora 12:00. Është në dorë të gjykatës për të pranuar apo për të rrëzuar pretendimet e mbrojtjes, ku tre prej të pandehurve kërkuan pafajësi.

Marvi Mihali u vra në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dejvis bitraj eugen bitraj kridens alla marvi mihali vrasja e marvi mihalit vrasja per nje karikues dejvis bitraj eugen bitraj kridens alla marvi mihali vrasja e marvi mihalit vrasja per nje karikues

Sondazh

Poll