Aktualitet

Incident diplomatik? Konsulli Zenel Hoxha: Targat diplomatike i kërkojne vendet që përfaqësojmë

1 Prill 2019, 13:31 Nga DOSJA
Incident diplomatik? Konsulli Zenel Hoxha: Targat diplomatike i kërkojne

TIRANË- Vendimi për heqjen e targave diplomatike te Konsujve të Nderit është incident i rënde diplomatik. Sipas burimeve të Dosja.al targat diplomatike nuk kërkohen nga Konsujt por nga vendet që ata përfaqësojnë. Ministria e Jashtme, duke hequr targat për Konsujt e Nderit del kundër vendeve që i kanë kërkuar ato. Këtë e pohon e kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha, njëherazi konsull i nderit të Afrikës së Jugut. 

Duke iu përgjigjur Dosja.al ai tha se targat i ka kërkuar vendi që e ka bërë konsull nderi, jo ai, në këtë rast Afrika e Jugut. Ja përgjigja e plotë e konsullit të nderit të Afrikës së Jugut, Zenel Hoxha:

“Ne Titullin e kemi merituar pas 40 vjet angazhim për lirinë e demokracinë. Vlerat e mia nuk kanë asnjë lidhje me targat. Ne jemi për të forcuar, shtuar substancën e jo fasadat. Ata që mund të kenë abuzuar duhet të ndëshkohen. Përgjithësimi me ata që gabojnë është një akt që nuk përputhet me standardet demokratike. Shqipëria për çdo ditë e më tepër po bëhet një vend i rrezikshëm, shqiptari e ka traditë më pritur mikun e me e përcjellë shëndoshë e mirë. Pritja e autoriteteve të vendeve që përfaqësojmë duhet t’i përgjigjet standardeve të përcaktuara qartë në Konventës e Vjenës. Shërbimi nga konsullatat e nderit është në dobi të Shqipërisë dhe mardhënieve të saj me vendet përkatëse. Targat diplomatike janë kërkuar nga vendi që përfaqësojmë. Shteti shqiptar dhe shërbimi i tij i jashtëm kanë treguar gjithmonë seriozitet në mardhëniet dy palëshe e më gjerë në 106 vitet që kur u krijua”.

Cakaj u shpreh sot se të paktën 38 ‘Konsuj Nderi të Shqipërisë’, lëvizin me makina me targa diplomatike dhe sipas tij këto janë privilegje të pajustifikuara. (Lexo këtu) Për këtë ai u shpreh se këto targa do të zëvendësohen menjëherë. Pas kësaj deklarate u publikua lista me 41 Konsuj Nderi që iu hiqen targat diplomatike.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj heqja e targave diplomatike për konsujt incidenti diplomatik zenel hoxha gent cakaj heqja e targave diplomatike për konsujt incidenti diplomatik zenel hoxha

Sondazh

Poll