Aktualitet

Vdekja e Ragip Hajdinit/ Avokati: Do të bëj kallëzim në Prokurori, institucioni nuk u kujdes për shëndetin e tij

9 Qershor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Vdekja e Ragip Hajdinit/ Avokati: Do të bëj kallëzim në

Tiranë– Avokati i Ragip Hajdinit, Baftjar Rusi ka deklaruar se për vdekjen e klientit të tij do të bëjë një kallëzim penal për Drejtorinë e Burgjeve dhe burgun “302”.  Ai theksoi se institucioni i vuajtjes së dënimit nuk është kujdesur fare për shqetësimet shëndetësore të Hajdinit. Sipas tij është dashur që të bëhet një protestë në burg, në mënyrë që ai të transferohej drejt spitalit.

“Do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Burgjeve. Është bërë protestë tek 302 që ai të transportohej tek Trauma. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes. Institucioni nuk është kujdesur për shqetësimet e tij shëmdetësore. As familjarët nuk janë lejuar që të shohin 52-vjeçarin”, u shpreh avokati.

 

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spitalin e Traumës  “daja” i grabitjes së Rinasit, Ragip Hajdini. Ai vuante nga kanceri dhe prej 4 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Traumës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e rinasit ragip hajdini grabitja e rinasit ragip hajdini

Sondazh

Poll