Detaje nga atentati i Ardian Çapjas/ 3 autorët e maskuar edhe me pistoletë në dorë i vunë flakën makinës
9 Qershor 2020, 08:44Nga DOSJA
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj Ardian Çapjas në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetuesit kanë marrë filmimet e kamerave të sigurisë të një biznesit në zonën e Fushë-Mbret. Në pamje filmike dallohen 3 persona të maskuar, me nga një pistoletë në dorë, të cilët dalin nga makina ” Wolsvagen Sharon”. Më pas ata i vënë flakën makinës. Po kështu në videon dallohet se një nga personat ka lyer me benzinë makinën. Më pas autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Nuk dihet në se janë larguar për drejtim të Tiranës apo Peqinit.
Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ngeli edhe një zjarrfikës, i cili tentoi të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty u përball me shpërthimin e disa fishekëve. Vetë Ardian Çapja ka mohuar që të jetë qëlluar me armë zjarri, pasi ka deklaruar se i ka hyrë një hekur në shpatull. Policia për këtë ngjarje ka shoqëruar 20 persona, midis tyre anëtarë të fisit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH-Naftëtarët e Ballshitdhe Fierit janë ngritur në protestë ditën e sotme. Duke protestuar para prefekturës dhe uzinave në qytetet përkatëse, ata kërkojnë p...
ITALI– Policia e Firences ka shkatërruar një organizatë të trafikut të kokainës.Operacioni është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare. Sipas mediave itali...
TIRANË- Deklaratat e kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, se Bylisi është qytet grek, kanë trazuar opinionin publik shqiptar. Anëtari i Këshillit Sh...
Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, 6 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike. Sipas Prokurorisë, M...
TIRANË– Një lumë kritikash dhe komentesh negative, erdhën ndaj kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi pasi gjatë vizitës në qytetin antik shqiptar, ai...
TIRANË– Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi teksa po viziton disa vende në jug të Shqipërisë prej më shumë se një jave, është shoqëruar nga zyrtarët e...
Tiranë- Ndërron jetë në spital “daja” i grabitjes së Rinasit, Ragip Hajdini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai vuante nga kanceri dhe prej 4 ditësh ishte ...