Aktualitet

ME VIDEO: Momenti kur Vittorio Sgarbi e quan Bylisin ‘qytet grek’, Dritan Leli e ka mendjen ‘gjetkë’, shqetësohet për

9 Qershor 2020, 07:39 Nga DOSJA
ME VIDEO: Momenti kur Vittorio Sgarbi e quan Bylisin ‘qytet grek’,

TIRANË– Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi teksa po viziton disa vende në jug të Shqipërisë prej më shumë se një jave, është shoqëruar nga zyrtarët e ministrisë së Kulturës dhe të autoritetet vendore.

Të shtunën që lamë pas Sgarbi u përfol edhe në mediat shqiptare sa i takon videos duke u larë në plazhin e Dhërmiut, ku rrezikoi të mbytej, por fatmirësisht ai ka shpëtuar.

Ndërkohë në një video të publikuar po nga vet Sgarbi dëgjohet që ai i referohet  Bylisit si një qytet grek, por Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj çfarë tha Sgarbi për Bylisin, por i sqaron mirë italianit,  sesi shqiptohet emri Vjosa, pa i bërë përshtypje se Sgarbi e quajti Bylisin një qytet grek e jo shqiptar.

“Në rastet e tjera që kam ardhur në Shqipëri, kam parë pamje të mahnitshme, por nuk kisha qenë kurrë në Bylis, qytet grek me një teatër të vjetër, të madh e të thjeshtë nga i cili duket Vlora.”-shprehet ai.

Sgarbi : Ky lumi, çfarë lumi është, si quhet? 

Leli: Vjosa

Sgarbi:  Josa

Leli: Vjosa, me V.

Sgarbi: Vjosa.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vittorio sgarbi vittorio sgarbi e quan bylisin qytet grek vittorio sgarbi vittorio sgarbi e quan bylisin qytet grek

Sondazh

Poll