Aktualitet

E plagosën me snajper/ Ardian Çapja mohon sulmin me armë: Më hyri hekuri në shpatull, s’më vret njeri në shtëpinë tim

9 Qershor 2020, 07:41 Nga DOSJA
E plagosën me snajper/ Ardian Çapja mohon sulmin me armë:

Tiranë– Ardian Çapja mohon sulmin me armë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 55-vjeçari  ka dhënë një deklarim të shkurtër nga ambientet e spitalit të Traumës, ku ka mohuar se është qëlluar me armë qëlluar me armë. Çapja ka deklaruar se është rrëzuar në banesën e tij dhe se në shpatull i ka hyrë një hekur. Para hetuesve ai ka deklaruar se askush nuk mund ta vrasë dot në shtëpinë tij.

“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, është shprehur ai.

Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ngeli edhe një zjarrfikës, i cili tentoi të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty u përball me shpërthimin e disa fishekëve. Policia për këtë ngjarje ka shoqëruar 20 persona, midis tyre anëtarë të fisit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll