Sgarbi nuk heq dorë nga e tija, këmbëngul dhe u sulet gazetarëve: Bylisi është qytet grek! Ç’a doni që të çajmë t**
9 Qershor 2020, 07:53Nga DOSJA
TIRANË– Një lumë kritikash dhe komentesh negative, erdhën ndaj kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi pasi gjatë vizitës në qytetin antik shqiptar, ai e quajti Bylisin një qytet grek.
Në një postim të tij në Instagram, ai thoshte se e gjitha kjo pamje është çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.
Por kritikat dhe reagimet ndaj asaj çfarë tha ai për Bylisin, Sgarbi ka shpërthyer në ofendime ndaj gazetarit që ka publikuar artikullin për postimin e tij, të cilin e bija ia kishte dërguar në WhatsApp.
Ai shprehet se kur ka thënë qytet grek, i është referuar arkitekturës dhe jo territorit, ku ndër të tjera ai thotë se është turp për gazetarin që nuk e di se Iliria u pushtua nga grekët
“Ime bije më ka dërguar një artikull për atë që unë thashë për Bylisin. Që unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. Ç’a doni që të çajmë t**pet. Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga grekët. Pra vajza ime duhet të më tregojë nëse një vend është grek apo ilir? Është grek, i dashur gazetar injorant.”– është shprehur Sgarbi.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi teksa po viziton disa vende në jug të Shqipërisë prej më shumë se një jave, është shoqëruar nga zyrtarët e...
Tiranë- Ndërron jetë në spital “daja” i grabitjes së Rinasit, Ragip Hajdini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai vuante nga kanceri dhe prej 4 ditësh ishte ...
Krujë– Policia e Krujës ka arrestuar 20-vjeçarin me inciale A.M, pasi rreth një jave më parë kishte paguar me para false në një Fast-Food të qytetit. Nd...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, në Shqipëri...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë deklaratën e Edi Ram...
Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle është shprehur se është krenar për vajzën e tij mjeke, Manjola. Në një postim në Facebook ai na ka tregua...