Aktualitet

Targa ‘AA821MD’ e vjedhur nga një Citroen, Policia ‘ndez motorët’ për atentatin ndaj Çapjas, 20 të

9 Qershor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Targa ‘AA821MD’ e vjedhur nga një Citroen, Policia ‘ndez

ELBASAN– Të dhëna të reja janë mësuar nga atentati i djeshëm në Elbasan ndaj Ardian Çapjes. Mësohet se Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 20 persona, të cilët kanë dijeni lidhur me ngjarjen. 

Gjithashtu, pavarësisht rezistencës së familjes janë marrë edhe të gjitha pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë që nuk kanë qënë të pakëta në zonë.

Sa i përket makinës së vjedhur dhe të përdorur për atentatin, ajo është gjetur e djegur vetëm 15 minuta pasi plagosja kishte ndodhur. Një tjetër detaj i rëndësishëm është se targa AA821MD që i ishte vendosur i ishte vjedhur një mjeti tip “Citroen C3”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll