Gafa e kritikut italian për Bylisin, Auron Tare ironizon ekspertët e Ministrisë së Kulturës: Ta kishte pa Zgarbi mbishkrimi
9 Qershor 2020, 08:11Nga DOSJA
TIRANË- Deklaratat e kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, se Bylisi është qytet grek, kanë trazuar opinionin publik shqiptar. Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare, ka ironizuar ekspertët e ministrisë së Kulturës, duke thënë se as ata nuk kanë njohuri në lidhje me këtë çështje dhe kësisoj nuk kanë reaguar për gafat e Sgarbit. Këto të fundit, por edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, të cilët po e shoqëronin nuk e kundërshtuan italianin dhe as nuk u përpoqën ta korrigjonin.
Reagimi i plotë
“Po cfare?
Romake
Pse romake?
Po cfare?
Bizantine
Bizantine?
Po ca o bizantine?
Nuk e di po varja, e kam nigju kur e thone ne televizion.
Jo me jo me mire romake, ja gjeta edhe i mbishkrimi romak. ca thua? ka mbishkrim romak? po ore ja ku eshte tek hyrja e Portes se Bylisit. e pashe se kalova andej se nuk kishte banjo gjekundi ketu. Dreqin si se dinim sna tha asnjoni, edhe Klosi qe e ka shtepine ketu afer nuk e dika qe paska mbishkrime romake. Ta kishte pa Zgarbi te pakten nuk do behej gjithe kjo gjullurdi. Po pra edhe ky ku dreqin erdhi ketu pa le po e boni me ze. ne Butrint te pakten ishte me muzike nuk e kuptoi njeri ca tha. Varja hajde degjoi keta qe nuk marrin vesh nga keto pune.
“Fragment nga dy eksperte te MInistrise se Kultures”
Kritiku italian, Vittorio Sgarbi, i cili është mik me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitave të tij në Shqipëri ka deklaruar se Butrinti dhe Bylisi janë qytet greke. Gafat e tij, kanë nxitur reagimet e historianëve, të cilët i kanë kundërshtuar me forcë deklaratat e Sgarbit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, 6 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike. Sipas Prokurorisë, M...
TIRANË– Një lumë kritikash dhe komentesh negative, erdhën ndaj kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi pasi gjatë vizitës në qytetin antik shqiptar, ai...
TIRANË– Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi teksa po viziton disa vende në jug të Shqipërisë prej më shumë se një jave, është shoqëruar nga zyrtarët e...
Tiranë- Ndërron jetë në spital “daja” i grabitjes së Rinasit, Ragip Hajdini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai vuante nga kanceri dhe prej 4 ditësh ishte ...
Krujë– Policia e Krujës ka arrestuar 20-vjeçarin me inciale A.M, pasi rreth një jave më parë kishte paguar me para false në një Fast-Food të qytetit. Nd...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, në Shqipëri...