PD e denoncoi për armëmbajtje pa leje/ Prokuroria mbyll hetimet për kryebashkiakun e Matit: Nuk preket nga dekriminalizimi
9 Qershor 2020, 07:58Nga DOSJA
Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, 6 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike. Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin. Organi i akuzës sqaron se veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, por prokuroria e ka pushuar.
“Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal”, thuhet në vendim.
Ndërsa për akuzën e ndryshimit të gjeneraliteteve, prokuroria shprehet se kjo akuzë nuk qëndron.
“Drejtoria e Gjendjes Civile ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të dhënat personale të Agron Malajt. Refereruar këtyre të dhënave rezulton se subjekti nuk ka kryer ndryshim në përbërësit e gjendjes civile. Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thuhet në shkresën e prokurorisë.
“Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal. Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thotë Prokuroria.
Sa i përket kërkesës së PD-së për heqje të mandatit të kryebashkiakut të Matit, prokuroria shprehet se duhet të shprehet departamenti i dekriminalizimit me kërkesë të KQZ.
“Ky vendim mbi rezultatet e verifikimit do t’i njoftohen brenda tre ditëve Komisionit Qendror të Zgjedhore, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve”.
Në janar të këtij viti PD denoncoi Agron Malajnpër armëmbajtje pa leje, duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës të isht -gardistit. PD kërkoi heqjen e mandatit të Malajt.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një lumë kritikash dhe komentesh negative, erdhën ndaj kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi pasi gjatë vizitës në qytetin antik shqiptar, ai...
TIRANË– Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi teksa po viziton disa vende në jug të Shqipërisë prej më shumë se një jave, është shoqëruar nga zyrtarët e...
Tiranë- Ndërron jetë në spital “daja” i grabitjes së Rinasit, Ragip Hajdini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai vuante nga kanceri dhe prej 4 ditësh ishte ...
Krujë– Policia e Krujës ka arrestuar 20-vjeçarin me inciale A.M, pasi rreth një jave më parë kishte paguar me para false në një Fast-Food të qytetit. Nd...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, në Shqipëri...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë deklaratën e Edi Ram...