Aktualitet

Vuante nga kanceri/ Ndërron jetë në spital “daja” i grabitjes së Rinasit, dje e vizitoi vëllai i Admir Muratajt

9 Qershor 2020, 07:20 Nga DOSJA
Vuante nga kanceri/ Ndërron jetë në spital “daja” i

Tiranë- Ndërron jetë në spital “daja” i grabitjes së Rinasit, Ragip Hajdini. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai vuante nga kanceri dhe prej 4 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se familjarët kishin shkuar sot për ta takuar, por nuk u lejuan nga bluzat e bardha për shkak të pandemisë. Por ditën e djeshme 52-vjeçari është vizituar nga Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Sakaq, avokati i tij, Baftjar Rusi deklaroi se për vdekjen e klientit të tij do të bëjë një kallëzim penal për Drejtorinë e Burgjeve dhe burgun “302”. Ai theksoi se institucioni i vuajtjes së dënimit nuk është kujdesur fare për shqetësimet shëndetësore të 52-vjeçarit.

Ragip Hajdini, 52-vjeçari nga Peja është një emër i njohur për policinë. Ai u arrestuar më 26 prill të 2019, si një nga anëtarët e grabitjes së Rinasit. 52-vjeçari u arrestua në një pronë të tij në afërsi  të Shkëmbit të Kavajës. Ai u akuzua e ka qenë personi që ka strehuar Admir Muratajt, para se të vritej pas grabitjes në Rinas. Ky i fundit ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi. Shqiptari nga Kosova u identifikua, pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili e përshkroi nga si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn. Por, 52 vjeçari kosovar mohoi akuzat dhe u shpreh r se ditën e grabitjes ka qenë në një lokal në Kavajë. Hajdini është akuzuar më herët, në vitin 2012 se ka vjedhur 25 kg ar në bashkëpunim me 5 persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Grabitja në Rinas

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 6.7 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen  autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e rinasit ragip hajdini vdes ragip hajdini grabitja e rinasit ragip hajdini vdes ragip hajdini

Sondazh

Poll