Aktualitet

Vranësira gjithë pasditen, por mot i mirë me kthjellime në bregdet, ja si do të ndryshojë moti

9 Qershor 2020, 06:45 Nga DOSJA
Vranësira gjithë pasditen, por mot i mirë me kthjellime në

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, në Shqipëri ditën e sotme do të mbizotëroja një mot i vranët dhe shira të izoluar.

Përjashtim bëjnë vetëm zonat bregdetare, të cilat paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa gjatë pasdites do të kemi përmirësim të motit.

Temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 25°C në zonat  malore; 16-28°C në zonat e ulëta dhe 18-27°C në zonat bregdetare.

Sa i përket erës ajo do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Era do të arrijë shpejtësinë maksimale deri në  8m/sek në bregdet.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll