Politike

Rama nxehet me Andi Bushatin: Ti fjalën e vjedhje e ke në majë të gjuhës. Shpif, kur jam unë këtu nuk e bën dot këtë

8 Qershor 2020, 19:59 Nga DOSJA
Rama nxehet me Andi Bushatin: Ti fjalën e vjedhje e ke në majë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur sot në emisionin “Open” në Top Channel. Debati nisi kur Bushati i tha se ai nuk i vjedh shqiptarët si Rama, por këtë gjë Kryeministri nuk e pranoi dhe nisi të revoltohej.

Kreu i qeverisë tha se fjalën vjedhje dhe shpifje, nuk mund t’ia thotë në sy dhe e akuzoi gazetarin se bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

DEBATI NË STUDIO

RAMA: Për turpin tënd dhe për turpin e profesionit tim, ti fjalën vjedhjen e keni në majë të gjuhës. Ju këtë nuk ma thoni dot mua, kur janë unë këtu.

BUSHATI: Nuk kemi përgjigje, ti më bën nder mua kur më flet në vetën e parë.

Rama: Ti shpif dhe bën dhe prokurorin dhe gjykatësin. Në syrin tim nuk e bëni dot.

Bushati: Po, po.

Rama: Bëre mirë që u tërhoqe.

Bushati: Po, ju nuk keni përgjigje sa të pa punë nuk kemi.

Rama: Por shifrat, nuk janë për të luajtur.

Bushati: Po, ka dhe ekonomi kriminale.

Rama: Më ler të flas dhe mos më ndërpri më.

Bushati: Po nuk po marr përgjigje.

Rama: Unë kam, thënë që mund të ketë një paketë të tretë Por sot nuk ka nevojë për një paketë të tretë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati debati ne open edi rama andi bushati debati ne open edi rama

Sondazh

Poll