Politike

Marrëveshja për Zgjedhoren, nënkryetari i CDU/CSU: Ka ende diferenca mes palëve, garantoni votën e lirë dhe plotësoni 15

8 Qershor 2020, 16:57 Nga DOSJA
Marrëveshja për Zgjedhoren, nënkryetari i CDU/CSU: Ka ende

GJERMANI- Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore. Në një reagim për mediat sociale, Johann Wadephul shkruan se politike shqiptare duhet që të vazhdojnë 15 kushtet e vendosura nga Bundestagu, që kanë një rol kyç për integrimin në BE.

Më tej ai shton se tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë  negociatat e anëtarësimit

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE. Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja pakët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!”, shkruan nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU.

Palët politike të premten e kaluar arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që ishte një kusht për vijimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Maxhoranca dhe opozita ranë dakrod për identifikim biometrik 100%, që nuk do prekinin administratën zgjedhore, për kuotat gjitnore, financimin e partive dhe kohën kur do mbahen zgjedhjet. Marrëveshja erdhi pas një jave të ngjeshur me negociata, ku në lojë u përfshinë dhe ndërkombëtarët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren johan wadephul reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren johan wadephul reforma zgjedhore

Sondazh

Poll