Politike

“Reforma hap i mirë”/ Basha falenderon Wadephul: Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive

8 Qershor 2020, 17:40 Nga DOSJA
“Reforma hap i mirë”/ Basha falenderon Wadephul: Mirëpres

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar nënkryetarin e grupit CDU-CSU-së, për reagimin në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha falenderon Wadephul dhe shton se mbetet akoma shumë për t’u bërë dhe mirëpret mbështetjen për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje! Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit,”- shkruan Basha. 

Johan Wadephul, përmes një reagimi zyrtar mbështeti Reformën Zgjedhore dhe shtoi se palët kanë ende shumë punë për të bërë në arritjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë rruga drejt Europës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike johan wadephul lulzim basha johan wadephul lulzim basha

Sondazh

Poll