Politike

Koalicion me LSI, partia e re dhe deklarata e Kim për marrëveshjen e fshehtë, Rama: Për sa më përket mua dhe PS….

8 Qershor 2020, 19:50 Nga DOSJA
Koalicion me LSI, partia e re dhe deklarata e Kim për marrëveshjen e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për partinë e re që do krijohet në Shqipëri, duke thënë se është një parashikim i tij. Në një intervistë në emisionin “Open” në Top Channel, Rama tha se nuk do ketë kurrë një koalicion PS-LSI, sa të jetë ai në krye të partisë.

Po ashtu ai foli dhe për deklaratën e Yuri Kim që ka një marrëveshje të fshehtë për vrajsen e Reformës në Drejtësi. Rama u shpreh se ai dhe PS janë garante të reformës që në fillim dhe nuk mund të bëjë kurrë një marrëveshje të fshehtë.

PJESË NGA INTERVISTA

Opozita po jep shenja se do nisë fushatën, dhe partitë kanë dhe koalicione. A do ketë koalicion me LSI-në?

Koalicion i Partisë Socialiste me LSI-në? Jo.

Do shohim një partië në Shqipëri?

Po, mendoj se po.

E dimë kryetarin e kësaj lëvizje?

Është një parashikim, herë dalin dhe herë nuk dalin.

Ambasadorja e SHBA tha pak kohë më parë se ka një marrëveshje të fshehtë për vrasjen e reformës në drejtësi, ke koment?

Jo nuk kam asnjë koment. Për sa më përket mua dhe PS, qysh në fillim ne jemi garant të kësaj reforme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati ne open edi rama koalicion ps lsi parti e re ne shqiperi debati ne open edi rama koalicion ps lsi parti e re ne shqiperi

Sondazh

Poll