Politike

Mesazhi i publikuar nga Meta me diplomatin, Rama: Publikimi është një turp, e kam bërë bisedën. Nuk e kishim problemin me

8 Qershor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Mesazhi i publikuar nga Meta me diplomatin, Rama: Publikimi është

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mesazhin e publikuar pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, ku flitej për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “Open” në Top Channel, Rama u shpreh se është në dijeni të mesazhit dhe ka pranuar bisedën e bërë në atë mesazh, por sipas tij gjithçka është tjetërsuar. 

DEBATI NË STUDIO

A keni një koment për përmendjen e emrit tuaj në mesazhet e publikuara nga Meta?

Bërja e mesazheve publike është një shëmti e madhe. Lere më tutje që kreu i shtetit komunikon me një diplomat. Unë e mora atë informacion. E pash mesazhin dhe nuk e kuptoj ku qëndron problemi në atë mesazh. Bëhet fjalë për të votuar në Kuvend dhe nuk bëhet për deforimin. Bëhej fjalë për qëndrimin e shumicës. Ku qëndron arsyeja e një shoë. Dhe pastaj kjo është prova e dënglës së kapjes së reformës, ku është problemi?

Problemi është se ju, keni rënë dakord që do zgjidhnit Xhaferllarin në treshen tjetër.

Ky është interpretim juaj. Unë e kam bërë bisedën. Ne nuk kishim problem me personin, por me procedurën.

Zgjedhjen e bën presidenti jo ju.

Ky është interpretimi juaj. I referohemi zotës në atë kohë, jo në herën tjetër.

Mesazhi ishtë për vakancën tjetër.

Po po si të thoni ju. Faktikisht zonja ishte në listë apo jo?

Ishte në vakancat e tjera, në listën që e rrëmbyet ju. Unë i referohem Venecias kur them rrëmbim.

Unë e njoh aftësinë e gazetarëve për të qenë jurist dhe ekonomist. Unë fals për rastin konkret dhe bisedën konkrete.

Unë flas për atë që është në mesazh, ky është shpejgimi.

Nuk është si thoni ju, nuk është si thoni ju.

Mesazhi ka dalë dhe është një fatkqësi që ndodhi.

Është një fatkeqësi për atë që e nxorri, kjo është një turp.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marsida xhaferllari meta publikon mesazhin e diplomatit edi rama marsida xhaferllari meta publikon mesazhin e diplomatit

Sondazh

Poll