Politike

Më 15 qershor rinis transporti publik, Rama ‘kërcenon’: Mos rrisni çmimet e biletave, e ndaluar rreptësisht. Ja

8 Qershor 2020, 16:47 Nga DOSJA
Më 15 qershor rinis transporti publik, Rama ‘kërcenon’:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar një javë para rihaojes së transportit urban dhe interurban. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Rama paralajmëron të gjithë kompanitë që të mos rrisin çmimet e biletave për qytetarët.

Ndër rreshta, ai shton se qeveria do ta mbështesë këtë sektor duke njohur si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, hequr taksat dhe tarifën vendore deri në 31 dhjetor 2020.

“Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes: njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës dhe zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët,”– shkruan Rama.

Ditën e sotme, shoqatat e transportit urban dhe ndërurban u grumbulluan para Ministrisë së Infrastrukturës, dhe me anë të një proteste kërkuan mbështetjen e qeverisë. Në të kundërt ata lajmëruan rritjen e çmimeve të biletave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapet transporti publik masat lehtesuese transporti publik edi rama hapet transporti publik masat lehtesuese transporti publik

Sondazh

Poll