Politike

Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Brenda pak ditëve do zgjidhet situata, gjithçka ka nisur pas projektit në Porto Romano

8 Qershor 2020, 19:12 Nga DOSJA
Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Brenda pak ditëve do zgjidhet

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot për situatën me mbetjet në Durrës dhe djegien e plehrehave në Manzës. Në një intervistë në emisionin “Open” në Top Channel, Rama u shpreh se situata do zgjidhet brenda javës dhe të gjitha mbetjet e Durrësit do dërgohen në landfillin e Sharrë në Tiranë.

Më tej ai u shpreh se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një projektit të ridimensionit të Porto Romanos, që është projektuar që të bëhet një park i madh urban.

Po shpjegoj shumë shkurtimisht arsyet e këtij ngërçi dhe zgjidhjen e tij. E gjitha nis nga një tranformim që ne e kemi nisur, që është për Porto Romanon. Kemi bërë një prjke t ambicioz, për ndërtimin e një parku të madh urban kur për disa dekada ka qenë me vargmale plehrash dhe mbi popullim derrash, derra të vërtetë. Pas tërmetit në situatën e befasihme që u gjendëm e shpejtuam vënien në lëvizje të projektit dhe filluam sistemimin e tërrenit atje. Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe negociimi me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës”, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike djegia e plehrave ne manze edi rama plehrat ne durres djegia e plehrave ne manze edi rama plehrat ne durres

Sondazh

Poll