Politike

“Mendo dhe vepro sikur të ishe në Opozitë, dëgjoji!”/ Gjiknuri ‘zbulon’ këshillën e Ramës gjatë ‘Zgjedhores’

8 Qershor 2020, 19:01 Nga DOSJA
“Mendo dhe vepro sikur të ishe në Opozitë,

TIRANË– Damian Gjiknuri ka ndarë me të gjithë publikun një këshillë që kryeministri Edi Rama i ka dhënë gjatë negociatave për Reformën Zgjedhore.

Në një lidhje LIVE në “Top Talk”, Gjiknuri deklaroi se Rama i ka thënë që ai duhet të veprojë sikur të ishte vetë në Opozitë dhe t’i dëgjonte ata.

“Madje po të them një gjë, dhe po ta them kështu shumë kiqësore. Edi Rama më ka dhënë një këshillë, dhe dua ta ndaj me të gjithë tani. “Në negociata gjithmonë mendi edhe shqetësimin e Opozitës, sikur të ishe ti në Opozitë dhe dëgjoje Opozitën. Në fudn të fundit duhet bërë diçka, njësoj sikur të ishim ne në Opozitë dhe në fund u arrit diçka e drejtë. Pastaj se sa vota merr është tjetër gjë,”– tha Gjiknuri.

I oyetur për ‘çunat problematike’ , Gjiknuri tha se çdo parti politike organizon njerëz dhe grupe që rrijnë nëpër qendra.

Nuk e di se çfarë kupton me ‘Çunat Problematik’ se s’ka në fjalorin shqip. Ligji thotë se nëse ka vepra penale dhe disa kërkesa shtesë, korrupsioni zgjedhor të shkojë në SPAK janë pranuar. Sic kanë qenë që tu jepet imunitet denoncuesve. Çdo parti ka marrë mandate e veta. A ka pas probleme dhe përplasje militantësh? Partitë mobilizojnë edhe njerëz që rrinë atje te qendra. Dhe mund të përplasen. Këtë e kanë pas të gjitha palët të mos bëjmë sikur vijmë nga një planet tjetër. Të gjitha palët kanë organizuar, persona që më shumë jepnin garanci,”– përfundoi Gjiknuri.

Momenti pas minutës 10:00

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama reforma zgjedhore damian gjiknuri edi rama reforma zgjedhore

Sondazh

Poll