Politike

Djegia e plehrave në Manëz, PD e Durrësit: Po ndodh një katastrofë mjedisore, Rama e Dako synojnë milionat e tenderit

8 Qershor 2020, 13:14 Nga DOSJA
Djegia e plehrave në Manëz, PD e Durrësit: Po ndodh një

DURRËS- Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka reaguar për ndotjen me djegien e plehrave në manëz. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD në Durrës, Ferdinant Xhaferri, shprehet se korrupsioni Rama-Dako po helmon qytetarët në Durrës dhe Manëz.

Më tej ai shton se në vitin 2018 si pasojë e djegies në qiell të hapur të mbeturinave në Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore, por shprehet se sot kjo situatë po përsëritet në Manëz. “Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik”, shkruan Xhaferri.

DEKLARATA E PLOTË

Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh. Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni. Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit.

Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik. Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes  protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente. Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike djegia e plehrave ne manez ferdinant xhaferri partia demokratike djegia e plehrave ne manez ferdinant xhaferri partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2020, 09:26

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Famullinë e Shën Mhillit në Laç, të cilat i shërbejnë ...