Politike

Zgjedhorja, opozita parlamentare kusht Ramës: Ulu e diskuto me ne brenda 48 orëve, ose nuk do e votojmë reformën

8 Qershor 2020, 13:39 Nga DOSJA
Zgjedhorja, opozita parlamentare kusht Ramës: Ulu e diskuto me ne brenda 48

TIRANË- Opozita parlamentar vijon të shpreh mosdakordësinë me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Në një letër të firmosur sot nga deputetët e grupeve parlamentare opozitare, kërkohet një takim me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Tre kryetarët e Grupeve Parlamentar, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku kërkojnë që tryeza të zhvillohet brenda 48 orëve dhe të të diskutohet për Reformën Zgjedhore, në të kundërt ata nuk do e votojnë kur ajo të shkojë në Kuvend.

Ndërkohë në një reagim në Facebook, përfaësuesi i opozitës parlamentar Myslim Murrizi shkruan se  marrëveshja e arritur në Këshillin Politik është një hipokrizi dhe pazar. Më tej ai shton se kushtet e panegociueshme të tyre janë listat e hapura, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR, administratë zgjehdore jo politike dhe të garantohet vota e emigrnatëve.

“Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE. Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh. Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND. Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET. LISTAT E HAPURA, RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE, VOTA E EMIGRANTEVE, JANE KERKESAT TONA TE PRERA. NUK KA ASNJE “ institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA”, shkruan Murrizi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike opozita parlamentare opozita parlamentare kerkon takim me ramen reforma zgjedhore opozita parlamentare opozita parlamentare kerkon takim me ramen reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2020, 09:26

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Famullinë e Shën Mhillit në Laç, të cilat i shërbejnë ...