Politike

Marrëveshja në KP ishte hap inkurajues, Zingraf: Për Gjermaninë mbetet element i rëndësishëm ringritja e Kushtetueses dhe

8 Qershor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Marrëveshja në KP ishte hap inkurajues, Zingraf: Për

TIRANË- Ambasadori i Gjemranisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka reaguar sot në lidhje me hapat e ndërmarrënga Shqipëria për rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në një deklaratë, Zingraf shprehet se dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Më tej ai shprehet se  funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman dhe me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare, ndaj sipas tij duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.

Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruhet në deklaratë.

Palët politike të premten e kaluar arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që ishte një kusht për vijimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Maxhoranca dhe opozita ranë dakrod për identifikim biometrik 100%, që nuk do prekinin administratën zgjedhore, për kuotat gjitnore, financimin e partive dhe kohën kur do mbahen zgjedhjet. Marrëveshja erdhi pas një jave të ngjeshur me negociata, ku në lojë u përfshinë dhe ndërkombëtarët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren integrimi i shqiperise ne be peter zingraf arrihet marreveshja per zgjedhoren integrimi i shqiperise ne be peter zingraf

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2020, 09:26

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Famullinë e Shën Mhillit në Laç, të cilat i shërbejnë ...