Aktualitet

Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, mes të arrestuarve edhe autori i vrasjes së Besnik Metajt

8 Qershor 2020, 11:19 Nga DOSJA
Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, mes të

ITALI– Policia italiane ka shkatërruar një grup italo-shqiptar me veprimtari në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Pas hetimeve, të cilat zgjatën dy vite, 8 persona ranë në prangat e Policisë ndërsa u sekuestruan 350 kg marihuana dhe 270 gramë kokainë.

Gjithashtu mes të arrestuarve, ishte dhe autori i vrasjes së Besnik Metajt, i cili u gjet pa jetë në provincën e Komos.

Mediat italiane nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij, por vetëm moshën e tij. 45-vjeçari është nga Kopliku dhe rezulton i përfshirë  me Ndranghetan kalabreze.

Vrasja e Metajt ka ndodhur në vitin 2017, dhe dyshohet se pas krimit ai ka fshehur në pyll afër Cornizzolo trupin e viktimës. Metaj u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge.

Marrë nga Primatreviso.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik metaj itali policia italiane besnik metaj itali policia italiane

Sondazh

Poll