Aktualitet

SKUADRA me 5 anëtarë mori pjesë në atentatin ndaj Ardian Çapjas, makina u vodh në Krujë, snajperi ishte vendosur në një

8 Qershor 2020, 10:49 Nga DOSJA
SKUADRA me 5 anëtarë mori pjesë në atentatin ndaj Ardian

ELBASAN– Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina me targa të vjedhura dhe të mbivendosura, e tipit Volkswagen dyshohet se është marrë në Krujë. Po ashtu mësohet se makina nuk rezulton në regjistrin e automjeteve të regjsitruara në Shqipëri.

Po të njëjtat burime sqarojnë se në atentat kanë marrë pjesë 5 persona, me role të ndara. 3 persona kanë patur për të ekzekutonin 55-vjeçarin, ndërsa 2 të tjerë kanë pritur autorët për t’u larguar. Burimet i thanë Dosja.al se dyshohet se autorët dhe snajperi ishin vendosur në një servis pranë banesës së Ardian Capjas. Distanca në vijë ajrore mendohet se është jo më shumë se 150 metra.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën.

Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin, pasi pretendojnë se Ardian Çapja, u plagos teksa po rregullonte disa punë në vilën e tij në zonën e Krastës në Elbasan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll