Aktualitet

“Në këmbë kisha ashkla llamarine”, flet zjarrfikësi që u plagos në atentatin ndaj Ardian Çapjas: Makina u fik… nuk

8 Qershor 2020, 11:01 Nga DOSJA
“Në këmbë kisha ashkla llamarine”, flet

ELBASAN- Zjarrfikësi Dash Muhaxhiri 38 vjeç i plagosur sot në atentatin ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, ka rrëfyer nga shtrati i spitalit të gjithë atë që ka ndodhur.  Muhaxhiri ka thënë se nuk ka parë plumba, por ka dëgjuar vetëm një shpërthim dhe më pas ka parë që në këmbë i kanë hyrë disa ashkla llamarine, (copëza të vogla).

“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan, ku Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe zjarrfikësi Dash Muhaxhiri, i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën.

Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin, pasi pretendojnë se Ardian Çapja, u plagos teksa po rregullonte disa punë në vilën e tij në zonën e Krastës në Elbasan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në elbasan dash muhaxhiri plagoset ardian capja atentat në elbasan dash muhaxhiri plagoset ardian capja

Sondazh

Poll